Dukagjini i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen historike në Evropë

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 15:45
Dukagjini i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen historike në Evropë

Klubi i futbollit Dukagjini ka njoftuar se i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e tij historike në garat evropiane.

Klinasit do të luajnë për herë të parë në histori të tyre në Ligën e Konferencës, ndërsa kundërshtari i tyre i parë do të jetë Europa FC, në rrethin e parë kualifikues.

Dhe, sot në qendër të qytetit të Klinës, nga ora 18:00 do të dalin në shitje biletat e ndeshjes që do të luhet të enjten, ndërsa shitja e biletave do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër.

Dukagjini e ka zbuluar edhe çmimin e biletave për ndeshjen evropiane, të cilat sillen nga 2 deri në 10 euro. 

(Kosova Sot Online)