Ballkani prezanton fanellat e reja, pak orë para ndeshjes ndaj Ludogoretsit

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 17:10
Ballkani prezanton fanellat e reja, pak orë para ndeshjes ndaj Ludogoretsit

FC Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Kampioni në fuqi i Kosovës prezantoi fanellat që do t’i përdorë në ndeshjet si vendas.

Futbollistët e Ballkanit do të luajnë sonte me këto fanella, në ndeshjen e parë kundër Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat  edicionit të ri, 2023/24. Ky është modeli për ndeshjet vendas të kampionëve tanë. Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

(Kosova Sot Online)