Verratti mund të largohet nga PSG-ja, gjiganti spanjoll interesohet për të

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 18:59
Verratti mund të largohet nga PSG-ja, gjiganti spanjoll interesohet për të

Atletico Madridi raportohet se ka shprehur interesim për Marco Verrattin.

Madje, sipas raportimeve nga Spanja, mesfushori i Paris Saint-Germainit vlerësohet si “përforcimi i ëndrrave” te klubi nga Madridi.

Verratti me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, por ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim pasi besohet se nuk ndjehet më i lumtur atje.

“Marca”, Diego Simeone po kërkon të forcojë mesfushën këtë verë dhe 30-vjeçari është shndërruar në objektivin e tyre kryesor.

Atletico Madridi thuhet se do të tentojë për transferimin e tij, nëse PSG-ja do të jetë e hapur për shitjen e ish-mesfushorit te Pescaras.

Sezonin e kaluar, Verratti regjistroi 38 paraqitje në total – teksa kontribuoi me vetëm një asistim. 

(Kosova Sot Online)