Muriqi vjen me një postim pasi i nisi përgatitjet me Mallorcan

  • S.A /
  • 12 July 2023 - 09:08
Muriqi vjen me një postim pasi i nisi përgatitjet me Mallorcan

Vedat Muriqi iu bashkua dje ekipit të Mallorcas në grumbullimin e parë të përgatitjeve për sezonin e ri, transmeton "Kosova sot Online ".

Sulmuesi kosovar ishte i pranishëm në stërvitjen e parë dhe dukej i përkushtuar për ta nisur sa më mirë këtë fazë përgatitore.

Ndërkohë, prizrenasit e ka bërë një postim në “Instagram”, përmes së cilës i zbuloi edhe disa fotografi duke ushtruar.

“Dita e parë e këtij sezoni. Në barkën time”, ka shkruar “Pirati”.

Muriqi e pati një sezon fantastik në La Liga duke i realizuar 15 gola aty, por edhe një në Kupën e Mbretit, ndërsa i kishte në total edhe katër asistime.

Ai po kërkohet nga disa klube, mbi të gjitha në Turqi nga Galatasaray e Fenerbahçe.

Mbetet të shihet nëse 29 vjeçari do ta vazhdojë qëndrimin në klubin ishullor spanjoll, ku është bërë idhull falë paraqitjeve fenomenale për një vit e gjysmë aty, apo do ta provojë një eksperiencë të re.

Ish-futbollisti i Lazios ndihet mjaft mirë në Mallorca, por në të kaluarën nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur prapë në Turqi, aty ku ndihet si në shtëpi. 

(Kosova Sot Online )