PSG-ja e rikthen interesimin për Kanen, i ka gati 100 milionë euro

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 15:58
PSG-ja e rikthen interesimin për Kanen, i ka gati 100 milionë euro

Paris Saint-Germaini duket se do të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës. Parisienët janë në kërkim të një qendërsulmuesi, raporton mediumi francez “RMC Sport”, transmeton "Kosova Sot Online".

 Objektivi kryesor i kampionit të Ligue 1 duket se është bërë Harry Kane i Tottenhamit. Sulmuesi anglez në javët e fundit lidhet me një kalim të mundshëm në Bayern Munich, por deri tash nuk ka pasur asgjë konkrete..

Ndërkohë, drejtuesit e PSG-së pritet ta kenë një takim me përfaqësuesit e Kanet gjatë kësaj jave.

Edhe në javët e kaluar, ka pasur kontakte por parisienët nuk kanë arritur ta bindin lojtarin anglez të përfundojë në kryeqytetin francez. Kane e ka në tavolinë një ofertë prej 12 milionë eurosh neto në sezon nga ana e Bayernit. Por, “Spurs” e kanë kthyer dy herë mbrapshtë gjigantin bavarez, i cili është i gatshëm t’i ofrojë deri në 80 milionë euro për të. Tottenhami i kërkon 100 milionë dhe këtë shumë është i gatshëm ta paguajë kampioni francez.

(Kosova Sot Online )