Fabinho në radar të pasanikëve arabë

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 19:52
Fabinho në radar të pasanikëve arabë

Nuk është vetëm Jordan Henderson në mesin e lojtarëve të Liverpoolit që bëjnë pjesë në radarin e klubeve arabe.

Sipas mediumit britanik “The Athletic”, edhe Fabinho ka përfunduar në shënjestër të pasanikëve sauditë.

Al-Ittihad e ka gati një ofertë prej 46,7 milionë erosh për futbollistin brazilian.

Fabinho ka kontratë edhe dy vjet me Liverpoolin, ndërsa “Reds” po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e shitjes së përfaqësuesit brazilian për ta zëvendësuar atë me një lojtar tjetër.

Pra, ka mundësi të mira që mesfushori jug-amerikan të bëhet shok skuadre me Benzeman e Kanten në Saudi Pro League.

Yjet e Premierligës janë bërë objektiv kryesorë të klubeve nga Arabia Saudite.


(Kosova Sot Online)