Christian Pulisic nënshkruan me Milan

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 20:16
Christian Pulisic nënshkruan me Milan

Christian Pulisic është lojtari më i ri i Milanit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i uron mirëseradhjen lojtarit amerikan.

AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë futbollistin Christian Mate Pulisic nga Chelsea. Futbollisti amerikan ka nënshkruar një kontratë  me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2027, me të drejtën e një opsioni në favor të klubit për një zgjatje deri më 30 qershor 2028”.

(Kosova Sot Online)