Na zhgënjeu thellë Kosova U19, e mbyll me të gjitha humbjet aventurën në Kampionatin Ballkanik

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 10:09
Na zhgënjeu thellë Kosova U19,  e mbyll me të gjitha humbjet aventurën në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka përfunduar aventurën në Kampionatin Ballkanik për grupmoshën nën 19-vjeç, ndërsa zhvilloi tri përballje në Sofje të Bullgarisë, aty ku zuri vend gara.

Në përballjen e fundit, vashat “Dardane” u ndeshën me Rumaninë, e cila gëzon një ekip tejet të talentuar volejbollistesh. Kosova pësoi disfatë me rezultat 0-3 (22-25, 14-25, 25-27), duke treguar paraqitje të mirë në momente të caktuara, sidomos në setin e parë dhe të tretë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kontigjenti i volejbollisteve së bashku me stafin teknik do të kthehen në Kosovë, ku do të përgatiten dhe do të mendojnë për garat e ardhshme.

(Kosova Sot Online )