Kosova përballet me Serbinë në hapje të Kampionatit Ballkanik

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 10:25
Kosova përballet me Serbinë në hapje të Kampionatit Ballkanik

Kosova U22, meshkujt, e fillon aventurën në Ballkanik kundër Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kombëtarja e Kosovës, U22, meshkujt, në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley fillon aventurën me ndeshjen kundër Serbisë, të premten.

Gara, e cila po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, pritet të jetë e fortë dhe tejet kompetitive, me ekipin kosovar që ka kryer të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për të arritur formën më të lart, para fillimit të kompeticionit.

Dyshja “Dardane” Erion Bajrami/Ermal Maliqi do të ndeshet kundër ekipit serb, të premten, me fillim nga ora 11:00.

(Kosova Sot Online )