Trezeguet: Franca nuk e vlerësoi kurrë talentin e Messit

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 22:52
Trezeguet: Franca nuk e vlerësoi kurrë talentin e Messit

David Trezeguet kritikoi francezët për kritikat e Lionel Messit.

“Franca nuk i ka kuptuar kurrë personalitetet, në këtë rast Lionel Messin, dhe statusin që ai i dha kampionatit, më pak i dukshëm në sfondin e Premierligës, La Ligës, Serisë A dhe madje edhe Bundesligës.

Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin. Unë mendoj se tani Franca në tërësi është tashmë jashtëzakonisht e pakënaqur me faktin që Messi nuk qëndroi. Të çon në nivelin tjetër në çdo mënyrë: në aspektin futbollistik, në aspektin e imazhit, në aspektin e prestigjit. Në Francë rrallë ka lojtarë të këtij niveli.

Kritikat ishin të ashpra, sidomos nga ish-kolegët e mi të televizionit. Ata kritikuan jo aq shumë Messin, sa botën franceze të futbollit, mes tyre është edhe miku im Thierry Henry”,  tha ish-sulmuesi i kombëtares franceze në ESPN.

(Kosova Sot Online)