Europa – Dukagjini, irlandezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 09:49
Europa – Dukagjini, irlandezët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e kthimit

Dukagjini do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Europas, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 20 korrik, në “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët vijnë nga Irlanda.

Neil Doyle do të jetë gjyqtari i katërt, kurse Wayne McDonnell dhe Allen Lynch, do të jenë ndihmësit e tij.

Ndërsa, Rob Hennessy do të jetë gjyqtari i katërt.

(Kosova Sot Online )