Kosova me përgatitje intenzive në Prizren, për ndeshjet parakualifikuese “Eurobasket2025"

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 13:54
Kosova me përgatitje intenzive  në Prizren, për ndeshjet parakualifikuese “Eurobasket2025

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po vazhdon me përgatitjet për ndeshjet në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasketit 2025”, shkruan "Kosova Sot Online ". “Dardanët” po stërviten në Prizren, aty ku më 19 korrik do të përballen me Zvicrën dhe më 5 gusht me Danimarkën.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka përsëritur sërish se basketbollistët kanë nevojë për përkrahje nga tifozët.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që Kosova do të luajë ndeshjet në Prizren, konkretisht në palestrën sportive “Sezai Surroi.

(Kosova sot Online )