Rroga astronomike e Ronaldos, rekord Guinness/ 136 milion euro në vitin 2023, radhitet sportisti më i paguar

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 16:22
Rroga astronomike e  Ronaldos, rekord Guinness/ 136 milion euro në vitin 2023, radhitet sportisti më i paguar

Të ardhurat e Cristiano Ronaldos e lejuan atë të hynte edhe në Librin e Rekordeve Guinness së fundmi.

Sipas vlerësimeve të Forbes, për periudhën nga 1 maj 2022 deri më 1 maj 2023, shuma totale e parave të fituara (paga, shpërblimet, të ardhurat nga sponsorët dhe pjesëmarrja në projekte komerciale dhe fonde të tjera) për portugezin ishte 136 milionë dollarë.

Bazuar në këto të dhëna, futbollisti i Al-Nassr është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness si sportisti më i paguar në vitin 2023. Në vitin 2022, rekordin e mbante Lionel Messi 130 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online )