Serbia e ka instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë për ta kundërshtuar funksionimin demokratik të shtetit, si do të duket Kosova në një të ardhme të afërt

Serbia e ka instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë për ta kundërshtuar funksionimin demokratik të shtetit, si do të duket Kosova në një të ardhme të afërt
Serbia e ka instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë për ta kundërshtuar funksionimin demokratik të shtetit, si do të duket Kosova në një të ardhme të afërt

Agim Bajrami

  • 15 July 2023 - 14:15

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

 Si do të duket Kosova, në një të ardhme të afërt, është një skenar dhe hartë e përcaktuar që në fund të viteve 90-ta! Rambujeja vendosi shtyllat se si do të jetë Kosova,  të përcaktuara në marrëveshjen e Rambujesë , dhe aty politikë bërësit kosovare janë pajtuar. Në Rambuje, vendimmarrja ndërkombëtare e ka hartuar projektin e shtetit të Kosovës, si dhe bazën e funksionimit demokratik e ligjor të shtetit të Kosovës, mbi bazën e shoqërisë civile laike e të shoqërisë multi etnike, multi fetare, me integritet kushtetues e ligjor mbi tërësinë territoriale të kufijve të kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 dhe të banuar me shumicën e qytetarëve shqiptarë dhe të pakicës serbe dhe të tjera, e të cilat duhet ti ketë të drejtat e avancuara të pakica kombëtare mbi bazën e standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Korniza kushtetuese e ka të rregulluar me avancim pozitiv,të drejtat e pakicave kombëtare në Kosovë,e sidomos të etnisë serbe, duke përfshirë të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës. Por , praktika e zbatimit të tyre , nuk ishte më e duhura, edhe nga mos vullneti politik , si reagim ndaj pakënaqësisë së krimeve dhe masakrave serbe të bëra ndaj shqiptarëve dhe të pa ndëshkuar nga shteti serb, dhe që historikisht u janë bërë shqiptarëve, por edhe më kryesorja, Serbia pakicën kombëtare serbe në Kosovë e ka instrumentalizuar për të përdorur dhe kundërshtuar funksionimin demokratik të shtetit të Kosovës. Dhe politikë bërësit e Kosovës, në vend që politikës së Serbisë ti kundërpërgjigjet me qasjen praktike të integrimeve të serbëve të Kosovës në bashkëpunim edhe me bashkësinë ndërkombëtare , lidershipi politik i Kosovës, u mjaftua në pozicionin e tyre, të fajësimit të Serbisë për vetë izolimin apo mos integrimin e pakicës serbe të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore, përveç të pjesëmarrjes në poste dhe përfaqësime në institucione qeveritare të Kosovës ,ndërsa në ato lokale ,qytetarët serb e vazhduan jetën paralele , nën influencat e direktivat e institucioneve të shtetit serbe,si në çështjet; politike, sociale,shëndetësore,arsimore, madje edhe të sigurisë Dhe kur nga Kosova u kërkua decentralizimi i organizimit të qeverisjes së pushtetit komunal, edhe lidershipi politik i Kosovës e pranoj dhe implementojë si kompromis i shtetësisë së Kosovës me planin e Ahtisarit, organizimin e komunave me shumicë serbe , për të nënshkruar edhe 'marrëveshjen e bashkësisë së komunave serbe' në vitin 2013-2015, dhe për tu ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, kur edhe tanimë është obligim ligjor i zbatimit nga shteti i Kosovës.

Opozita e atëhershme VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar 'Asociacionin serb' me të gjitha mjetet politike dhe të dhunës, dhe para votuesve të tyre, është zotuar se nuk do të zbatoj 'Asociacionin serb' me ardhjen e saj në pushtet. Dhe kur VV tani qeverisë me vendin , bashkësia ndërkombëtare po e kushtëzon ekzistencën e shtetit e dalë nga Marrëveshja e Rambujesë me formimin e Asociacionit serb në kuadër të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Serbia, gabimet politike dhe 'euforit folklorike patriotike' të veprimeve të politikë bërësve kosovarë, po i prezanton tek vendimmarrja ndërkombëtare si destabilizuese, dhe rrezikimi i ekzistencës së serbëve të Kosovës duke e paraqit politikën kosovare si nacionaliste,nga është edhe e pa mundur të arrihej marrëveshjes e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe për marrëveshjet e akorduara.

Edhe pse në të vërtet fajtor kryesor i destabilizimit të Kosovës dhe rajonit është hegjemonia serbe për dominim dhe krijim të Serbisë së madhe. Por, Serbia por përfiton në gabimet e politikës së Kosovës të shfajësohet kur po i financon,nxitë,mbështet me të gjitha mjetet grupet kriminale serbe për destabilizim të shtetit dhe jetës së Kosovës. Tani gjendemi në momentin, ku vendimmarrja ndërkombëtare edhe për shqetësimet dhe kërkesat reale nuk e dëgjon Kosovën, dhe vendimet për Kosovën, do ti merr pa përfaqësuesit e Kosovës. Dhe për rrjedhojë, të gabimeve të pamatura,jo të analizuara,jo të urta,e të pa vëmendshme, në ballansim me interesat e gjeopolitikës ndërkombëtare,politika kosovare po përqendrohet në përplasjet e brendshme, me mundësi të bllokimit institucioneve,kolaps ekonomik e të trazirave civile. Kjo mund të jetë Kosova e ardhshme! 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".