Klubi i Serisë A i afrohet firmës me zbulimin e sulmit të Italisë

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 08:55
Klubi i Serisë A i afrohet firmës me zbulimin e sulmit të Italisë

Mateo Retegui është kthyer brenda pak kohësh në një nga emrat më të ndjekur nga klubet e Serisë A, transmeton "Kosova sot Online".

Sulmuesi 24-vjeçar, nën pronësi të Boka Juniors, por së fundmi i huazuar te Tigres, që kur ka debutuar me kombëtaren e drejtuar nga Roberto Mançini, ka bërë që pas tij të vihen disa nga klubet më në emër në Itali.

Interi dhe Fiorentina kishin nisur prej kohësh kontaktet, por duket se klubi që është më afër sulmuesit, është pikërisht Xhenoa e sapokthyer në elitë.

Nën drejtimin e Alberto Xhilardinos, skuadra e njohur italiane kërkon përforcime për të përballuar me dinjitet këtë sezon pas rikthimit dhe ka nisur bisedimet me argjentinasit për transferimin e futbollistit i cili në dy edicionet e fundit ka shënuar 30 gola në 47 ndeshje me fanellën e Tigre.

Sipas mediave italiane, negociatat vazhdojnë dhe pritet që gjithçka të finalizohet në javën e ardhshme, pasi Xhilardino kërkon të ketë sa më shpejt në dispozicion futbollistin.

(Kosova Sot Online )