Tifozët e PSG-së kërcënojnë futbollistin serb Dushan Vlahoviq

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 09:41
Tifozët e PSG-së kërcënojnë futbollistin serb  Dushan Vlahoviq

Dusan Vlahovic dhe PSG duken afër. Sulmuesi i Juventusit pëlqehet si përforcim në sulm nga drejtuesit. Por jo të gjithë duken të kënaqur me hitin e mundshëm, transmeton Kosova Sot Online ).

Në fakt, disa tifozë parizienë kanë publikuar një foto të tyre në rrjetet sociale duke shfaqur një pankartë kërcënuese drejtuar sulmuesit me të shkuar te Fiorentina.

“Eja në Paris, do të presim tre gishtat!”, shkruhet në pankartën e tifozëve të PSG-së. Referenca është e natyrës politike. Vlahovic, në të kaluarën, ka postuar disa fotografi në Instagram në të cilat ka veshur një këmishë me konotacion nacionalist (me hartën e Serbisë që përfshin Kosovën në kufijtë e saj) dhe në të cilat ka bërë shenjën me tre gishta.

Një gjest që nuk i ka pëlqyer disa fansave parisien të cilët e kanë shprehur zhgënjimin sipas mënyrës së tyre.

(Kosova Sot Online )