Lexoni edhe:
Shqiptarët e PSG-së ia bëjnë të qartë Vlahovic: Në Paris t’i presim tre gishtat
Igli Tare është takuar së fundmi me pronarin e Chelseat, Todd Boehly, transmeton "Kosova Sot Online ".
Po, është lajm i bujshëm, por nuk mbaron me kaq! Takimi është bërë në Shqipëri dhe më saktë në një nga rezidencat luksoze në Palasë.
Shqiptarët e PSG-së ia bëjnë të qartë Vlahovic: Në Paris t’i presim tre gishtatLexoni edhe:
Boehly ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë. Burime të “Panorama Sport” treguan se Boehly është takuar edhe me kryeministrin Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Ndërmjetës i këtij takimi mësohet se ka qenë menaxheri Fali Ramadani së bashku me agjentin e Silvinhos, Altin Taho.
(Kosova Sot Online )