Rashfordin e pret një kontratë e re afatgjate

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 15:31
Rashfordin e pret një kontratë e re afatgjate

Marcus Rashfordin po e pret një kontratë e re dhe afatgjate në “Old Trafford”.

Manchester United e ka bërë gati kontratën pesëvjeçare, të cilën shpreson që do ta nënshkruajë sulmuesi anglez, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit anglez me “Djajtë e Kuq” do të skadojë në verën e vitit 2024.

Ai i ka marrë disa oferta të majme nga klube të ndryshme të Evropës, por duket se sensacioni i sezonit të fundit i United nuk e ka ndërmend të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.

Vetë lojtari është i interesuar ta vazhdojë aventurën tek gjiganti britanik dhe kontrata e tij mund të nënshkruhet në javët apo në muajt në vazhdim, pasi ai tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës aktuale. 

(Kosova Sot Online)