Ja kush po i vazhdon përpjekjet për transferimin e Kane

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 19:07
Ja kush po i vazhdon përpjekjet për transferimin e Kane

Paris Saint-Germaini raportohet se nuk është dorëzuar ende në garën për transferimin e Harry Kane.

Sulmuesi anglez është i lidhur me një largim nga Tottenham Hotspur, teksa Bayern Munichi vazhdon të jetë favorit për transferimin e tij.

PSG-ja mbetet me shpresë për të sjellë sulmuesin e Kane në “Parc des Princes”, në atë që do të ishte një lëvizje transformuese për kampionët e Ligue 1, të cilët janë në procesin e ndryshimeve të mëdha në skuadër, veçanërisht në fazën e sulmit.

Sipas “FootMercato”, parisienët ende po vazhdojnë me përpjekjet prapa skenës që të arrijnë marrëveshje rreth kushteve personale me 29-vjeçarin.

Dusan Vlahovic është një opsion tjetër për Paris Saint-Germainin, nëse dështon përfundimisht në misionin për transferimin e Kane.

(Kosova Sot Online)