Kosova me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian për juniorë, që do të mbahet nga 19 deri më 31 gusht në Ploiesti të Rumanisë

  • S.A /
  • 18 July 2023 - 08:39
Kosova   me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian për juniorë, që do të mbahet nga 19 deri më 31 gusht në Ploiesti të Rumanisë

Siç njofton Federata e Boksit të Kosovës, vendi ynë në këtë eveniment prestigjioz për këtë moshë do të përfaqësohet me tre boksierë: Eldar Aliu (52kg), Denis Krasniqi (57kg) e Luan Morina (70kg), si dhe me tri boksiere: Leona Dobratiqi (52kg), Suela Canolli (57kg) e Orinda Xhakli (66kg), shkruan"Kosova Sot Online ".

Boksierët do të udhëhiqen nga selektori Besnik Vranovci, kurse boksieret nga Faton Xhakli.

Në këtë garë për ta ndarë drejtësinë është ftuar edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Image

(Kosova Sot Online )