Shkon për ta festuar pritjen e penalltisë me portierin, por topi përfundon në rrjetë

  • S.A /
  • 18 July 2023 - 13:11
Shkon për ta festuar pritjen e penalltisë me portierin, por topi përfundon në rrjetë

Futbolli është sporti i çudirave, i të papriturave dhe i të pa imagjinuarave. Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në futbollin aziatik. Portieri me të gjelbër e pret penalltinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Jo për fajin e tij, por për fajin e një bashkëlojtari të tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Në fakt, kapiteni i ekipit, me numër 4 në fanellë, shkon për të festuar me portierin e tij për pritjen që e bëri.

Por, derisa iu hodh në krahë portierit, këtij të fundit i rrëshqiti topi nga duart dhe përfundoi në portë, duke bërë që lojtarët kundërshtarë me fanella të bardha ta festonin një gol që iu erdhi si prej qiellit. Video më poshtë tregon më shumë për këtë gol tragji-komik. 

 

 

(Kosova Sot Online )