Kosova përfaqësohet me 19 sportistë në EYOF Maribor 2023

  • S.A /
  • 18 July 2023 - 14:59
Kosova përfaqësohet me 19 sportistë në EYOF Maribor 2023

19 sportistë të rinj do ta përfaqësojnë vendin tonë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF), që prej 23 – 29 korrik 2023 do të mbahet në Maribor të Sllovenisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sportistët, janë të sporteve të xhudos, atletikës, notit, tenisit dhe çiklizmit.

Më së shumti janë nga xhudo, gjashtë gjithsej, ndërsa atletika, noti e tenisi, përfaqësohen me nga katër sportistë. Çiklizmi përfaqësohet me një sportist.

Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshave 14-18 vjeçare nga gjithsej 48 shtete të Evropës.

Pjesë e ekipit janë edhe pesë trajnerë, si dhe Blearta Ukëhaxhaj nga tenisi, në cilësinë e ambasadores së Komitetit Olimpik të Evropës.

Për Kosovën do të jetë pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, pas Tbilisi 2015, Gyor 2017, Baku 2019 dhe Banska Bystrica 2022. Nga të gjitha edicionet, vendi ynë numëron vetëm një medalje të artë, të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në Baku 2019. 

(Kosova Sot Online )