'Dardanët' e duan vetëm fitoren nesër ndaj Zvicrës

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 18:02
'Dardanët' e duan vetëm fitoren nesër ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i nisë nesër garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.

“Dardanët” i presin katër ndeshje gjatë korrikut e gushtit, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Ekipit kosovar nuk do t’i mungojë përballja nga tifo-grupi “Dardanët”.

“Dardanët” theksuan se nuk duan asgjë tjetër, përveç fitores nesër.

Postimi i plotë nga “Dardanët”:

“Atdheu thërret!

Nesër djemtë tanë do të paraqiten në Prizrenin e bukur kundër Zvicrës me fillim në ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025. Nga ora 19:00 takohemi të gjithë Dardanët tek palestra për tu pajisur me bileta dhe për të ofruar përkrahjen e plotë nga tribunat.

Për fitore. Përveç saj nuk duam asgjë tjetër!

Përpara Kosova jonë!”. 

(Kosova Sot Online)