Rashford rinovon kontratën me Man United

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 19:22
Rashford rinovon kontratën me Man United

Marcus Rashford ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, duke vazhduar kështu t’i mbetet besnik klubit.

Sipas kontratës së re, sulmuesi anglez do të jetë i lidhur me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2028.

Rashford është produkt i klubit të Manchester Unitedit. Ai me ekipin e parë debutoi në vitin 2016.

Gjatë kësaj periudhe, 25-vjeçari ka bërë 359 paraqitje dhe ka shënuar 123 gola.

Pas nënshkrimit të kontratës, Rashford u shpreh: “Unë iu bashkova Manchester United si një djalë shtatë vjeçar me një ëndërr. I njëjti pasion, krenari dhe vendosmëri për të pasur sukses më shtyn akoma sa herë që kam nderin të vesh fanellën”.

“Unë kam pasur tashmë disa përvoja të mahnitshme në këtë klub të jashtëzakonshëm, por ka ende shumë për të arritur dhe unë mbetem pamëshirshëm i vendosur për të fituar më shumë trofe në vitet në vijim”, shtoi ai.

“Si një tifoz i United gjatë gjithë jetës sime, e di përgjegjësinë që vjen me përfaqësimin e këtij simboli dhe ndjej ngritje dhe ulje si çdokush. Mund t’ju siguroj se do të jap gjithçka për ta ndihmuar skuadrën të arrijë nivelin që ne jemi të aftë, dhe të njëjtën vendosmëri mund ta ndiej edhe në dhomën e zhveshjes. Nuk mund të isha më i emocionuar për të ardhmen nën këtë menaxher”, deklaroi Rashford. 

(Kosova Sot Online)