Daja: Nuk do të mbrohemi nesër

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 19:50
Daja: Nuk do të mbrohemi nesër

Ballkani do të zhvillojë nesër ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Ludogorets Arena”, nga ora 20:00.

Ekipi i Ballkanit sot udhëtoi drejt Bullgarisë, atje ku Ilir Daja u paraqit edhe në konferencën për media.

Trajneri i kampionëve të Kosovës theksoi se skuadra e tij nuk do të mbrohet nesër, pavarësisht rezultatit 2:0 nga ndeshja e parë.

“E kishim studiuar kundërshtarin duke e respektuar maksimalisht, pasi bëmë futboll goxha të mirë në gjitha aspektet. Bëmë lojën tonë që rezultoi me sukses. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, është shprehur Daja.

(Kosova Sot Online)