Ja kush do t’i mungojë Kosovës ndaj Zvicrës

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 22:07
Ja kush do t’i mungojë Kosovës ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i nisë nesër garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.

“Dardanët” i presin katër ndeshje gjatë korrikut e gushtit, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Erjon Kastrati do t’i mungojë Kosovës për këtë ndeshje. Kjo u konfirmua këtë të martë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Basketbollisti i Trepçës pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës, kundër Danimarkës.

“Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve. Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kujtojmë se pas këtyre dy ndeshjeve, Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Zvicrës, më 29 korrik, kurse më 5 gusht e pret Danimarkën në Prizren. 

(Kosova Sot Online)