Uzuni kryen vizitat mjekësore me Granadën

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 19:52
Uzuni kryen vizitat mjekësore me Granadën

Granada dhe Myrto Uzuni do të luajnë këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll, në La Liga.

Pasi kaloi një super kampionat në La Liga 2 me ekipin e Granadës, sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati për një sfidë edhe më të madhe.

Në një “insta-story” Uzuni ka bërë me dije se ka përfunduar pushimet dhe me vizitat mjekësore që kanë dalë mirë është gati për të nisur nga puna.

(Kosova Sot Online)