Ky është kalendari i plotë i fazës së parë për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 28 July 2023 - 15:13
Ky është kalendari i plotë i fazës së parë për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosovës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gusht dhe sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së, ku ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion, i kanë mësuar kundërshtarët për të gjitha nëntë javët.

Kampioni i Kosovës, Ballkani e nis sezonin në derbin rajonal ndaj Lirisë, në takimin që pritet të zhvillohet në “Përparim Thaqi”, ndërsa nën-kampioni, Drita në ndeshjen e parë pritet të jetë nikoqire e Llapit.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dy ndeshjet tjera do të jenë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës si dhe Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Në javën e dytë ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinë, ndërsa në javën e tretë luhet derbi mes Ballkanit dhe Dritës.

Në javën e katërt ndeshje të forta pritet të jenë Llapi-Prishtina dhe Ballkani-Gjilani, ndërsa në javën e pestë spikat derbi rajonal mes Prishtinës dhe Lirisë.

Java e gjashta sjell derbin mes Dritës dhe Prishtinës, në javën e shtatë ndeshja më interesante pritet të ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

Në javën e tetë do të jetë derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, ndërsa faza e parë e ndeshjeve mbyllet me derbin Prishtina-Ballkani në javën e nëntë.

Java 1

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

Dukagjini – Malisheva

Fushë Kosova – Gjilani

Prishtina – Feronikeli

Java 2

Reklama

Gjilani – Prishtina

Ballkani – Feronikeli

Malisheva – Fushë Kosova

Llapi – Dukagjini

Liria – Drita

Java 3

Drita – Ballkani

Fushe Kosova – Llapi

Dukagjini – Liria

Prishtina – Malisheva

Feronikeli – Gjilani

Java 4

Malisheva – Feronikeli

Llapi – Prishtina

Liria – Fushë Kosova

Ballkani – Gjilani

Drita – Dukagjini

Java 5

Fushë Kosova – Drita

Prishtina – Liria

Feronikeli – Llapi

Gjilani – Malisheva

Dukagjini – Ballkani

Java 6

Llapi – Gjilani

Ballkani – Malisheva

Liria – Feronikeli

Drita – Prishtina

Dukagjini – Fushë Kosova

Java 7

Prishtina – Dukagjini

Fushë Kosova – Ballkani

Feronikeli – Drita

Gjilani – Liria

Malisheva – Llapi

Java 8

Liria – Malisheva

Drita – Gjilani

Ballkani – Llapi

Dukagjini – Feronikeli

Reklama

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

Ja disa këshilla në lidhje me dhimbjen e kockaveBlogLexo më shumë

by Taboola

Fushë Kosova – Prishtina

Java 9

Feronikeli – Fushë Kosova

Gjilani – Dukagjini

Malisheva – Drita

Prishtina – Ballkani

Llapi – Liria

(Kosova Sot Online )