Kosova synon sot fitoren e dytë ndaj Zvicrës

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 12:19
Kosova synon sot fitoren e dytë ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e tretë parakualifikuese për Eurobasketin e vitit 2025, transmeton "Kosova Sot Online".

Kosova do të luaj sërish si mysafir, kësaj radhe si kundërshtar do ta ketë Zvicrën. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:30.

Pikërisht helvetikët janë përfaqësuesja që Dardanët kanë të vetmen fitore ndaj tyre, shkruan “Gazeta Express”.

Këto dy ekipe u përballën mes vete më 19 korrik në sfidën e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, të cilën tanët e fituan lehtësisht 76:49.

Kosova në këtë ndeshje hyn pas disfatës ndaj Danimarkës. Danezët gjithashtu kanë mposhtur edhe Zvicrën.

Kosova ka tri pikë, një fitore e një humbje. Grupit H i prin Danimarka me katër pikë, dy fitore, derisa pa fitore ende është Zvicra e fundit.

Pra, sfida e radhës për Dardanët është ajo e së shtunës në udhëtim te Zvicra.

Këtë kampanjë, Kosova e mbyll më 5 gusht në shtëpi ndaj Danimarkës.

Ekipi i cili del i pari në grup, shkon në fazën e grupeve të Eurobasketit 2025. 

(Kosova Sot Online )