Futbollistja e Marokut bëhet e para që luan në Kupën e Botës me mbulesë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 11:32
Futbollistja e Marokut bëhet e para që luan në Kupën e Botës me mbulesë

Mbrojtësja e Marokut, Nouhaila Benzina, ka bërë histori duke u bërë lojtarja e parë që mban mbulesë në një Kupë Botërore.

25-vjeçarja mbajti shaminë islame teksa bëri paraqitjen e saj të parë në turne në fitoren 1-0 të skuadrës së saj ndaj Koresë së Jugut.

Mbajtja e mbulesës së kokës për arsye fetare u autorizua nga FIFA në vitin 2014.

Maroku është një nga tetë skuadrat që kanë debutuar në Kupën e Botës të kësaj vere.

(Kosova Sot Online)