Suarez: Messi dhe unë ëndërrojmë t’i japim fund karrierës

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 15:34
Suarez: Messi dhe unë ëndërrojmë t’i japim fund karrierës

“Pleshti”, Lionel Messi kaloi me shumë bujë tek amerikanët e Inter Miami, këtë merkato vere, teksa pas tij u afruan gjithashtu dhe dy “katalanas” të tjerë, Sergio Busquets e Jordi Alba, mirëpo duket se nuk përfundon me kaq, pasi një ribashkim me 7 herë fiuesin e “Topit të Artë” e kërkon dhe “bomberi” uruguajan, Luis Suarez.

Për mediat, Suarez, i cili tashmë luan te brazilianët e Gremio, është shprehur se ai dhe Messi ëndërrojnë t’i japin fund karrierës së tyre, në të njëjtën kohë e të njëjtin ekip, duke e lënë të nënkuptohet se kërkon një transferim në MLS, përcjell abcnews.

“Messi dhe unë ëndërrojmë t’i japim fund karrierës së bashku. E kemi planifikuar teksa luanin te Barcelona, por më pas unë u transferove tek Aletico Madrid, ndërsa ai iku te PSG. Ëndërruam dhe folëm për faktin që pas Barcelonës do të shkonim në SHBA, por kjo nuk ndodhi. Tani ai ka vendosur të shkojë atje. Siç mund ta shihni, Messi duket i lumtur. Shpresojmë që në një moment të ketë një mundësi për të luajtur për një klub më shumë”,- u shpreh “el pistolero”.

(Kosova Sot Online)