Ekipi i Ballkanit mbërrin në Belfast

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 17:00
Ekipi i Ballkanit mbërrin në Belfast

Ekipi i Ballkanit ka mbërritur në Belfast, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Larnes, në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Solitude”, me fillim prej orës 20:30.

Ballkani është më një këmbë në raundin tjetër, pasi triumfoi 3:0 ndaj kampionit të Irlandës së Veriut në ndeshjen e parë.

Klubi suharekas njoftoi se sot dhe nesër do të zhvillojë dy seanca stërvitore.

Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit:

“Të dashur tifozë,

Skuadra ka arritur në Belfast të Irlandës së Veriut, ku të enjtën e luajmë duelin e dytë ndaj Fc Larne.

Paraprakisht, sot dhe nesër, do të zhvillojmë dy stërvitje, që futbollistët të adaptohen me klimën dhe terenin, ku do të luhet akti i dytë i përballjes së vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Konferencës Evropiane.

Na priftë e mbara”. 

(Kosova Sot Online)