Buffon vendos për t’u pensionuar nga futbolli

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 19:16
Buffon vendos për t’u pensionuar nga futbolli

Gianluigi Buffon raportohet se do të ndërpresë kontratën me Parman dhe të njoftojë për tërheqjen nga futbolli.

Italiani ka kontratë me Parman deri në verën e vitit të ardhshëm, por sipas të gjitha gjasave, sezoni 2022/23 ishte i fundit në karrierën e tij.

Arsyet që po e shtynë Buffonin për t’u pensionuar nga futbolli janë lëndimet dhe dështimi i Parmas për t’u rikthyer në Serie A, sipas gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio.

Di Marzio gjithashtu raportoi se tashmë është marrë ky vendim nga 45-vjeçari.

Kësisoj, portieri italian do të ndërpresë kontratën me Parman me pëlqim të dyanshëm dhe pritet së shpejti të njoftojë për vendimin e tij.

Buffon e filloi karrierën e tij në akademinë e të rinjve të Parmas, klub të i cili u rikthye si lojtari i lirë në vitin 2021 si lojtar i lirë.

Ai karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Paris Saint-Germaini.

Ish-reprezentuesi i Italisë vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit.

(Kosova Sot Online)