Futbollisti i njohur largohet nga Gjilani

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 19:44
Futbollisti i njohur largohet nga Gjilani

Arbër Prekazi është futbollisti i radhës i larguar nga SC Gjilani.

Mbrojtësi konfirmoi largimin përmes një postimi në “Facebook”

Prekazi falënderoi të gjithë ata që përkrahën ekipin gjilanas gjatë dy sezoneve sa ishte pjesë e tyre.

33-vjeçari paralajmëroi se së shpejti do të zbulojë klubin e tij të ardhshëm.

Njoftimi i plotë nga Prekazi (pa ndërhyrje):

“Me nderë , krenari e shumë djersë mbrojta ngjyrat e SC Gjilanit për dy vite, sakrifikuam dhe kurr nuk u KORITËM bashk me shokë.

Për dy vite sa isha pjesë e klubit luajta në mbi 60 ndeshje dhe u plasum 2 vite rradhazi në garat Europiane , gjithashtu ishim finalist të Kupës.

Faleminderit qytetit të Gjilanit , presidentit Florim Zuka , Skifterave dhe gjith atyre që asnjëhere nuk na lan vet .

Shumë shpejt do t’ju informoj për të ardhmen dhe klubin tim të ri”. 

(Kosova Sot Online)