Ja kush nis bisedimet me Man Unitedin për transferimin e Donny van de Beek

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 22:42
Ja kush nis bisedimet me Man Unitedin për transferimin e Donny van de Beek

Real Sociedadi ka shprehur interesim për Donny van de Beek.

Holandezi iu bashkua Manchester Unitedit para tre vjetësh, por nuk ia doli që të dëshmohet asnjëherë

Ai e kaloi edhe një pjesë si i huazuar te Evertoni.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar këtë të martë se Real Sociedadi i është afruar Man Unitedit sot për Donny van de Beek.

Ky ishte kontakti i parë zyrtar midis klubeve, pas bisedimeve fillestare të ana e lojtarit javën e kaluar.

Klubet tani do të diskutojnë për formulën e transferimit dhe kushtet e marrëveshjes.

Gjithçka do të varet nga kushtet e vendosura nga klubi anglez.

26-vjeçari me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Bazuar në “Transfermarkt”, ai në treg vlerësohet me 13 milionë euro.

(Kosova Sot Online)