Detajet e transferimit të Scamaccas te Inter, zyrtarizimi në 48 orët e ardhshme

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 13:54
Detajet e transferimit të Scamaccas te Inter, zyrtarizimi në 48 orët e ardhshme

Gianluca Scamacca është zgjedhja që ka bërë Interi për ta kompletuar repartin ofensivë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi italian do të rikthehet në Serie A vetëm pas një viti të kaluar në Angli me fanellën e West Ham United.

Inter dhe West Ham kanë vazhduar me negociatat, derisa vet lojtari i ka thënë po transferimit te zikaltërit edhe pse për një kohë të gjatë ishte në pritje të Romës.

Calciomercato ka raportuar se 48 orët e ardhshme janë vendimtare për tu kompletuar transferimi i Scamaccas në Giuzeppe Meazza.

Lojtari tanimë ka një marrëveshje personale me Interin dhe vetëm po pret marrëveshjen finalen mes dy klubeve.

Gjithnjë sipas mediumit italian, kostoja totale e këtij transferimi pritet të jetë 25 milionë euro plus bonuse që Interi do t’i paguaj West Hamit.

Me transferimin e Scamacca, Inter kompleton repartin ofensivë pas largimit të Romelu Lukakut dhe Edin Dzekos. 

(Kosova Sot Online )