Messi e “pushton” Amerikën me një tjetër dygolësh

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 08:34
Messi e “pushton” Amerikën me një tjetër dygolësh

Lionel Messi e ka “pushtuar tashmë futbollin amerikan, transmeton "Kosova sot Online ".

Ylli argjentinas ka qenë përsëri protagonist tek Inter Miami.

36 vjeçari e inspiroi ekipin e tij me një tjetër dygolësh, në fitoren 3:1 ndaj Orlando Cityt, në ndeshjen e play-offit në Kupën e Ligës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi në secilën pjesë nga një herë, ndërsa penalltinë ia la shokut të skuadrës, Martinez, duke hequr dorë kështu nga një “hat-trick” eventual.

Kampioni i botës i ka realizuar 5 gola në 3 ndeshje prej se u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i mahnitur të gjithë me performancat e tij.

Ndeshjen e radhës Inter Miami në Kupën e Ligës do ta zhvillojë të dielën kundër Dallasit.

(Kosova Sot Online )