Pogba nuk po sheh dritë në fund të një tuneli

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 17:48
Pogba nuk po sheh dritë në fund të një tuneli

Paul Pogba nuk po sheh dritë në fund të një tuneli.

Ylli francez është ende jashtë fushës së blertë shkaku i lëndimit.

Pas një periudhë të gjatë të kaluar mes pishinës dhe palestrës, ish-futbollisti i Manchester Unitedit është rikthyer në fushë, por po ushtron i vetëm, edhe pse klinikisht është në rregull.

Problemi që ka nisur të shqetësojë para 11 muajve është ende në rrezik dhe për këtë ai nuk po ushtron ende me ekipin.

Por, cila do të jetë e ardhmja e përfaqësuesit francez?

Sipas mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, gjithçka mbetet pezull.

Në këto kushte dhe në këtë gjendje, lojtari nuk do të mundë të shitet, përkundër faktit se e ka një ofertë nga Al-Ahli.

Edhe klubi nga Arabia Saudite kërkon garanci sa i përket aspektit fizik.

Ndërkohë, as futbollisti nuk është i bindur ta pranojë ofertën saudite pasi dëshiron të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian.

E “Zonjës së Vjetër” s’i mbetet tjetër veçse të presë… 


(Kosova Sot Online)