Këto tri ekipe shqiptare u kualifikuan në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 09:13
Këto tri ekipe shqiptare  u kualifikuan në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Ka përfunduar mbrëmë  rrethi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, transmeton "Kosova sot Online".

Ballkani  e vulosi kualifikimin tutje, pas fitores bindëse 1:4 ndaj Larnes, kurse Drita, Dukagjini, Tirana e Shkupi u eliminuan.

Tani, në raundin e tretë kualifikues në garë anë mbetur vetëm tri ekipe shqiptare, Ballkani, Partizani dhe Struga.

Pra, tri ekipet që dolën kampione në ligat e tyre përkatëse në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Levski Sofia 1:0 Shkupi (3:0)

Tirana 0:2 Besiktas (1:5)

Partizani 4:1 Atletic Escaldes (5:1)

Buducnos 3:4 Struga (3:5)

Drita 1:2 Plzen (1:2)

Rijeka 6:1 Dukagjini (7:1)

Larne 1:4 Ballkani (1:7)

(Kosova Sot Online )