Mastersi i Budapestit: Nora Gjakova e kalon lehtësisht raundin e parë

  • S.A /
  • 04 August 2023 - 11:02
Mastersi i Budapestit: Nora Gjakova e kalon lehtësisht raundin e parë

Nora Gjakova e ka nisur mbarë garimin në Mastersin e Budapestit, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampionia olimpike triumfoi me IPPON në raundin e parë ndaj xhudistes italiane, Thauani David Capanni Dias.

Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Gneto/Odelin Garcia.

Sot gjithashtu garon edhe Distria Krasniqi që është e kualifikuar direkt në rrethin e dytë.

(Kosova Sot Online )