Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në 'Mastersin e xhudos'

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 18:44
Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në 'Mastersin e xhudos'

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Budapest.

Kampionia jonë olimpike u ndal në finale nga francezja, Amandine Buchard, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi fitoi edhe 1260 pikë olimpike “Paris 2024”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

Nesër (e shtunë) do të garojnë edhe Akil Gjakova e Laura Fazliu. 

(Kosova Sot Online)