Gresa Bakraqi e fiton medaljen e argjendtë në 'Kinshasa 2023'

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 19:29
Gresa Bakraqi e fiton medaljen e argjendtë në 'Kinshasa 2023'

Gresa Bakraqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Frankofone “Kinshasa 2023”.

Atletja kosovare e fitoi këtë medalje në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Gresa arriti në cak me kohë 10 minuta e 48.25 sekonda.

Për ekipin e Kosovës është kjo medalja e dytë. 


(Kosova Sot Online)