Laura Fazliu e nis me fitore në Masters

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 13:03
Laura Fazliu e nis me fitore në Masters

Laura Fazliu e ka nisur me fitore në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, transmeton "Kosova sot Online".

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, xhudistja kosovare e mposhti rumunen, Florentina Ivanescu.

Laura Fazliu e fitoi këtë përballje me Ippon.

Sot do të garojë edhe xhudisti tjetër i Kosovës, Akil Gjakova.

(Kosova Sot Online )