Haxhi Krasniqi fiton pasi gjyqtari diskualifikon Muhammedin që ishte në epërsi

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 09:23
Haxhi Krasniqi fiton pasi gjyqtari diskualifikon Muhammedin që ishte në epërsi

Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore sonte ndaj Nadjib Muhammedi.

Ishin nëntë raunde ku Muhammedi tregoi paraqitje shumë më të mirë.

Por, pas disa gabimeve të tij, gjyqtari ndërpreu ndeshjen dhe e diskualifikoi Muhammedin.

Në fund, fitues doli Haxhi Krasniqi në vendin e tij, në Kosovë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në përgjithësi, të gjitha meçet e sontme u fituan nga boksierët shqiptarë.

(Kosova Sot Online)