Arabët nisin ofensivën finale për yllin e Serie A

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 12:11
Arabët nisin ofensivën finale për yllin e Serie A

Arabët nuk heqin dorë nga Victor Osimhen, ndërkohë që te Napoli janë të qetë dhe plot besim se do të arrihet rinovimi i kontratës me bomberin nigerian.

Al Ahly i ka ofruar golashënuesit më të mirë të sezonit të fundit në Serie A, një kontratë 5-vjeçare me 35 mln euro neto në sezon.

Por, presidenti Aurelio De Laurentiis vijon nga puna për “blindimin” e Osimhen. Të cilit është gati t’i dhurojë 7 milionë euro neto në sezon.

200 mln euro kërkon Napoli për kartonin e Osimhen, por vështirë ta shesë këtë verë edhe nëse vjen shuma e kërkuar. Pasi nuk ka kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Osimhen realizoi 26 gola në Serie A gjatë edicionit të kaluar. Duke dhënë një kontribut jetik në rikthimin e Napolit te titulli kampion pas 33 vitesh.

Edhe pse milionat nga Arabia Saudite tundojnë jo pak, vetë sulmuesi dëshiron të rinovojë dhe të vijojë të luftojë për trofe në futbollin europian.

(Kosova Sot Online)