Agjenti i Inzaghit konfirmon kontratën e re të tij me Interin

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 21:45
Agjenti i Inzaghit konfirmon kontratën e re të tij me Interin

Agjenti Tullio Tinti, nuk ka konfirmuar atë se a është afër Interi të transferimit të portierit të Sampdorias, Emil Audero, por ka theksuar se Inzaghi “tashmë ka arritur marrëveshje” për kontratë të re me Zikaltërit deri në qershorin e vitit 2025

Përfaqësuesi i trajnerit është parë sot duke u larguar nga zyrat qëndrore të klubit këtë mrëmje ku ka folur shpejt për gazetarët.

Ai ka konfirmuar thashethemet se ishte aty për të diskutuar një marrëveshje për portierin e Sampdorias, Audera, i cili pritet të kalojë në Inter si i huazuar me opsion vlerjen, me Filip Stankovic që pritet të kalojë në Marassi.

“Është më shumë së një ide. Është një mundësi e mirë për Auderon dhe për Interin”, tha agjenti.

Tinti po ashtu u pyet për situatën e Inzaghit, me kontratën e tij që përfundon në qershor të 2024.

“Tashmë është kryer kjo gjë gjatë turneut parasezon në Azi. Së shpejti formalizohet, do të jetë rinovim edhe për një vit”.

Në dy vite me Zikaltërit, Inzaghi ka fituar dy herë Kupën e Italisë dhe dy herë SuperKupën, derisa dërgoi Interin në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)