Barcelona mund të përfitojë në rast së Coutinho shitet në Arabinë Saudite

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 22:51
Barcelona mund të përfitojë në rast së Coutinho shitet në Arabinë Saudite

Barcelona mund ta marrë një përqindje të mirë nga transferi i Philippe Coutinho në rast se Aston Villa do ta shesë atë këtë verë

Nëse Aston Villa arrin që ta shesin mesfushorin brazilian këtë sezon, Barcelona do të përfitojë 50 për qind të transaksionit të tij. Kur gjigantët katalunas shitën Coutinhon me kontratë të plot për skuadrën e Premier Ligës për 20 milionë euro, ata futen një klauzolë në marrëveshje që do të përfitojnë gjysmën e parave në transferin e ardhshëm të Coutinhos

Coutinho është duke u kërkuar nga disa klube nga Katari dhe Arabia Saudite derisa Aston Villa janë duke kërkuar rreth 20 milionë euro për të. Në qershor, pas Steven Gerrard ju bashkua Al-Ettifaq si menaxher, raportohet që legjenda e Reds dëshironte të nënshkruante me ish shokun e skuadrës për klubin nga Pro Ligë e Arabisë Saudite. Megjithatë, mbetet të pritet se kur do të materializohet kjo marrëveshje.

31 vjeçari pati një sezon për t’u harruar në Aston Villa vitin kaluar pasi që ai shënoi vetëm njëherë në 22 ndeshje. Pavarësisht formës së tij të dobët, klubet nga Lindja e Mesme po e përcjellin atë.

(Kosova Sot Online)