Hadërgjonaj flet pasi nënshkroi me Alanyasporin

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 10:42
Hadërgjonaj flet pasi nënshkroi me Alanyasporin

Florent Hadërgjonaj u bë mbrëmë futbollist i ri i Alanyasporit. Klubi turk e zyrtarizoi transferimin e futbollistit kosovar si lojtar të lirë pasi atij i kishte skaduar kontrata me Kasimpasan, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi i krahut qëndroi për tri vjet në klubin e Superligës turke, me të cilin i zhvilloi mbi 100 ndeshje, ndërsa tash është gati për aventurën e re, në një tjetër klub elitar turk.

Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ndërsa e shprehu gëzimin e tij që iu bashkua Alanyasporit, ku do ta gjejë bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Kosovës dhe njëherësh shokun e repartit, qendërmbrojtësin Fidan Aliti.

(Kosova Sot Online )