U vra një tifoz, shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve, AEK – Dinamo Zagreb

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 12:40
U vra një tifoz, shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve, AEK – Dinamo Zagreb

Ndeshja mes AEK Athinës dhe Dinamo Zagrebit është shtyrë.UEFA e mori këtë vendim pas përleshjeve të mbrëmshme në Athinë, ku si pasojë mbeti i vdekur një tifoz i ekipit grek, i cili u ther me thikë nga tifozët kroatë,transmeton "Kosova Sot Online ".

Këta të fundit krijuan skena të frikshme me huliganizmin e tyre, ndërsa mbetën të lënduar edhe 8 persona dhe 96 të tjerë u arrestuan.

Shkaku i këtij kaosi, shtëpia e futbollit evropian vendosi ta shtyjë ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )