City i propozon kontratë të re Bernardo Silva

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 15:53
City i propozon kontratë të re Bernardo Silva

Manchester City po mundohet që ta “blindojë” në të gjitha format yllin e skuadrës, Bernardo Silva.

Mediat britanike shkruajnë se “Citizens” i kanë thënë Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit që nuk do t’i hapin bisedimet për të folur për futbollistin portugez.

Kontrata e re është përpiluar dhe i është dërguar futbollistit ofanziv.

Kampionët e Anglisë dhe të Evropës mbesin optimistë se mesfushori kreativ do ta pranojë propozimin dhe se do të qëndrojë gjatë në “Etihad Stadium”.

Ndonëse lojtari duket se do ta pëlqente një transferim eventual në Barcelonë, nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit të tij në Angli.

Ai ishte meritor në triumfin e madh të Cityt në sezonin e fundit, ndërsa trajneri Pep Guardiola po insiston që lojtari të qëndrojë në Manchester pasi mbeti pa dy lojtarë të rëndësishëm të këtij reparti, Ilkay Gundogan e Riyad Mahrez.

(Kosova Sot Online)